SPORT

Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar për juniorë dhe kadetë në pingpong

Kosova do të merr pjesë në Turneun Ndërkombëtar për Juniorë dhe Kadetë i cili do të mbahet në Malta, në Universitetin e Gjimnastikës, duke filluar nga data 11 shtator deri me 15 shtator.

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga juniorët Fatih Karabaxhaku, Kreshnik Mahmuti, Alma Mehmeti dhe Bleona Mehmeti, kurse nga kadetët përfaqësohet nga Blendi Hajdari, Sylejman Cerkini, Jerina Rexhepi dhe Shega Hashani. Lojtarët do të udhëheqen nga trajnerët Besire Domaniku dhe Ridvan Hashani.

Federata e Pingpongut Malteze para fillimit të turneut të parë ndërkombëtar, ka organizuar kamp një ditorë, për pjesëmarrësit e turneut, i cili do të udhëhiqet nga një trajner ndërkombëtar.

Turneu do të mbahet nga 11 shtatori deri me 15 shtator 2019, në Universitetin e Maltës, ne Tal-Qroqq, me shtetet pjesëmarrës si, Kosova, Qipro, Ishujt Faroe, Irlanda, Lebanoni, Norvegjia, Uellsi dhe Malta. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.