
Me 28 nëntor në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj me rastin e Ditës se Flamurit, FPPK-ja në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të FPPK organizoj turneun për veteran për grup moshat; 40-49, 50-59, 60-64 dhe mbi 65 vjet.
Përkundër interesimit të madh për pjesëmarrjen e veteranëve nga shtetet fqinje në këtë turne, FPPK-ja ishte e detyruar që për shkak të respektimit të masave anticovid 19 të reduktoj numrin e pjesëmarrësve ashtu që u lejuan te marrin pjese vetëm lojtarët që janë të në ranglistën e FPPK.
Turneu u zhvillua në fryme festive, sportive dhe pa asnjë incident e gjithashtu duke i respektuar të gjitha masat anticovid 19.
Gjate gjithë kohës se turneut u zhvilluan ndeshje shume interesante në të gjitha kategoritë dhe në fund u arritën këto rezultate sipas grup moshave;
Grup mosha 40-49 vjet
1 Eroll Boshnjaku
2 Eroll Karabaxhaku
3 Erxhan Karabaxhaku
3 Alimehmet Kaçaniku
Grup mosha 50-59 vjet
1 Nehat Çitaku
2 Ilir Jaha
3 Kasum Morina
3 Feim Rama
Grup mosha 60-64 vjet
1 Remzi Shala
2 Nezir Lokaj
3 Sadri Hulaj
Grup mosha mbi 65 vjet
1 Sheshivar Veliu
2 Vehbi Raçi
3 Shaip Reqica
3 Jakup Biba
Për të gjithë fituesit u ndanë diploma, medalje e për kampionët edhe kupa nga ana e Kryetarit te Komitetit të veteranëve Remzi Shala. /Kosova.info/