Pingpong, organizohet kampionati individual i veteranëve

Me 27 qershor nga ora 10:00 në Palestrën e pingpongut në Pallatin e Rinisë në Prishtinë organizohet Kampionati individual i veteranëve për vitin 2021.

Kampionati do të organizohet për këto 4 grupmosha:

•         40 – 49 vjeçar (të lindur në vitin 1981 ose përpara)
•         50 – 59 vjeçar (të lindur në vitin 1971 ose përpara)
•         60 – 64 vjeçar (të lindur në vitin 1961 ose përpara)
•         mbi 65 vjeçar (të lindur në vitin 1956 ose përpara)

Paraqitjen e lojtarëve për veteran, duke specifikuar kategorinë, ju lutem e boni deri më 26 qershor në ora 16:00 në [email protected].

Shorti për veteran do të hidhet para fillimit të garave. /Kosova.info/

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP