SPORT

Pingpong, Lidhja e Prizrenit kampion i ligës së juniorëve për vitin 2019

Në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj u zhvilluan ndeshjet e ligës së juniorëve e ekipi i Lidhjes së Prizrenit pa asnjë humbje, ata pa vështirësi i fituan të dy ndeshjet ndaj klubeve nga Vushtrria, e kështu u shpall kampion ekipor për vitin e 3 radhazi, e për sivjet fituan titullin e parë nga 3 tituj që i kanë synim (liga e juniorëve, Liga U21 dhe Superliga).

Dje po ashtu u zhvilluan edhe xhirot e radhës në ligën e femrave, “Ahmet Hoxha” fitoi derbin ndaj Vushtrris për të marrë vendin e parë në tabelë me një ndeshje më shumë se dy vendet pasuese, e në xhirot e fundit do të mundohen që të fitojnë ndaj Prishtinës për të zënë vendin e dytë, që do ja lehtësonte punët Dritës të shpallet kampion edhe me humbje eventuale nga Prishtina, në anën tjetër Prishtinës i duhet të shënojnë dy fitore për tu shpallur kampion për vitin 2019.

Sot, në Pallatin e rinisë në Prishtinë, u zhvilluan xhirot e radhës në superligën e meshkujve, u zhvilluan ndeshje shumë interesante, posaçërisht ndeshje për mbetje në superligë ndërmjet Vushtrrisë dhe Sharrit, të cilën kësaj radhe e fituan Sharri me rezultat identik 4:1 që pat fituar Vushttria në sezonin Pranveror, e pas krahasimit me ndeshjet e sezonit pranveror doli që edhe setat ishin të ngjashëm, e vetëm pas numrimit të poenëve doli që Sharri ka + 5 poenë më shumë, andaj nëse edhe në xhiron e fundit të dy klubet do të kenë fitore të njëjta, nga superliga largohet klubi nga Vushtrria.

Derbi ndërmjet Ahmet Hoxhës dhe Prishtinës e fitoi klubi nga Ferizaj me rezultat 4:2. Lidhja e Prizrenit me dy fitoret që shënoi sot siguroi titullin e kampionit, ka mbetur të zhvillohet edhe xhiro e fundit për të kuptuar a do e fiton edhe titullin e seniorve pa asnjë humbje.

Rezultatet komplet dhe tabela

Superliga

PrizreniLidhja e prizrenit04
Ahmet HoxhaPrishtina42
SharriElting Dardania14
VitiaVushtrria04
Lidhja e prizrenitAhmet Hoxha40
Elting DardaniaPrizreni41
PrishtinaVitia40
VushtrriaSharri14
SUPER LIGA – MESHKUJT 2019
LFHPikë
1Lidhja e prizrenit1313052:826
2Elting Dardania1311250:1624
3Prishtina139443:2422
4Ahmet Hoxha137634:3220
5Prizreni125728:3517
6Sharri1331018:4216
7Vushtrria1331018:4116
8Vitia120123:4812

Liga e Femrave

Vushtrria FPrishtina F13 
Lidhja e prizrenit FShkolla F30 
Ahmet Hoxha FShkolla Ahmet Hoxha F30 
DritaAhmet Hoxha MK F30 
e lirë  
Prishtina FShkolla F30 
Ahmet Hoxha FVushtrria F30 
Lidhja e prizrenit FDrita03 
Shkolla Ahmet Hoxha Fe lirë 
Ahmet Hoxha MK Fe lirë30R. zyrtar
Superliga – Femrat 2019
LFHPikë
1Ahmet Hoxha F1513242:1128
2Drita1413140:627
3Prishtina F1413139:526
4Vushtrria F158727:2523
5Shkolla F146820:2720
6Ahmet Hoxha MK F1441017:3218
7Shkolla Ahmet Hoxha F1441013:3218
8Lidhja e prizrenit F1431114:3317

Liga e Juniorve

Lidhja e prizrenitHasan Prishtina30 
Ahmet Hoxha MKVushtrria23 
Vllaznimie lirë   
SharriMushtishti30 
MaestroShkolla Ahmet Hoxha03 
VushtrriaLidhja e prizrenit03 
Hasan PrishtinaVllaznimi30r. zyrtar
SharriAhmet Hoxha MK31 
e lirëShkolla Ahmet Hoxha   
MushtishtiMaestro32 
LIGA e Junioreve – 2019
LFHPikë
1Lidhja e prizrenit1616048:032
2Shkolla Ahmet Hoxha1713340:1729
3Vushtrria1612437:2128
4Sharri1611537:1927
5Ahmet Hoxha MK1661023:3322
6Hasan Prishtina156924:3020
7Vllaznimi1651118:3420
8Mushtishti1621411:4418
9Maestro150155:4513

Aktivitetet e javës së ardhshme

Në javën e ardhshme janë paraparë të zhvillohen xhirot e fundit në të katër ligat, fillimisht me 24 tetor nga ora 18 në Prishtinë do të përcaktohet kampioni i parë i ligës U21, pastaj me 26 tetor do të zhvillohen dy xhirot e fundit në ligën e parë, e me 27 tetor do të zhvillohet xhiro e fundit në superligën e meshkujve si dhe dy xhirot e fundit në superligen e femrave.

Komisioni i garave

Isak Maxhera

Besart Domaniku

Fadil Luta /Kosova.info/