SPORT

Piloti me fat, shpëton pas një përplasje të tmershme (VIDEO)

Luke Mossey mund të jetë një ndër pilotët më me fat në garat me motora pasi ai i ka shpëtuar një përplasjeje gjatë një gare në Angli. Ai ia hedh paq vetëm me një frakturë në këmbë.

26 vjçari nga Cambridge ka “fluturuar” 20 metra nga motori pasi humbi kontrollin e tij gjatë provave të garave në Lincolnshire ditën e djeshme. Pas rrëzimit motori iu përplas në kurriz por fatmirësisht nuk pësoi dëmtime. Çuditërisht ai u rikthye një ditë më pas në pistë për të ndjekur vazhdimin e provave. Momenti i përplasjes është kapur në kamera nga një tifoz që po ndiqte garën.

Mëngjesin e sotëm ai ka nxjerrë një postim në “Twitter” ku shpjegon se ky dëmtim nuk është serioz dhe se do të kthehet sa më shpejt garave me motora.