Kosova

Pikturon edhe Presidenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ekspozitën kreative “Qytetet e Paqes”, ku ka lënë shenjë edhe ai.

Presidenti Thaçi pasi morri pjesë në ekspozitën e cila është mbajtur në Muzeun e Kosovës, ka shkruar në facebook se arti ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit.

“Një dekadë pas pavarësisë dhe dy pas përfundimit të luftës, edhe Kosova tashmë po njihet kudo në botë përmes artit dhe kulturës së saj”, ka shkruar ai.