KULTURË

Pianoja e gjorë në Panairin e Librit

Gjendja e pianove në disa institucione të Kosovës vazhdon të jetë e mjerueshme.

Ilir Livoreka, anëtar i Filarmonisë së Kosovës, ka postuar një fotografi të një pianoje, e cila gjendet në Panairin e Librit që po mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë dhe Sportit, e pritet të përfundojë sot.

“Piano – nga salla e panairit të librit”, ka shkruar ai në një postim të adresuar në Facebook-un e tij, duke i bashkëngjitur edhe fotografinë e mësipërme.

Të njëjtën më pas e ka ripostuar edhe Besa Luzha, që duket e indinjuar me këtë gjendje.

“Qe qysh kujdesen për instrumentet muzikore në sallën e kuqe. Prandaj na duhet një sallë vetëm për koncerte e ku nuk mbahen aktivitete të tjera nga njerëz që kështu i trajtojnë instrumentet e ndjeshme muzikore”, ka shkruar ajo.

Koha.net, edhe më parë pati raportuar për gjendjen e pianove, që po tingëllojnë si të braktisura e pa përkujdesje nga askush.

Kompozitori Ilir Bajri, kishte reaguar për gjendjen e tyre në Teatrin Kombëtar, piano të cilat ishin shkatërruar thuajse të tëra, ani pse ishin dhuratë nga një fondacion.

Pianoja 40 mijë eurosh dhuratë, si të ishte e askujt!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483