SPORT

Pezullohet për paraqitjen e dobët gjyqtarët e ndeshjes Milan-Roma

Mediat italiane shkruajnë se gjyqtari i ndeshjes Milan – Roma, Piero Giacomelli dhe ai i VAR, Luigi Nasca, do të pezullohen për një muaj pas vendimeve të tyre të diskutueshme në këtë ndeshje.

Kishte dy penallti jashtëzakonisht të diskutueshme në barazimin 3-3, një për secilën palë, momente këto që ishin të vështira për tu mbrojtur edhe nga deleguesit, por edhe ish-gjyqtarët.

Si rezultat i kësaj, SportMediaset shkruan se deleguesi i gjyqtarëve, Nicola Rizzoli do të pezullojë si gjyqtarin Giacomelli ashtu edhe atë të VAR, Nasca për një muaj.

Ata nuk do të caktohen në asnjë ndeshje në Serie A si ndëshkim për vendimet e dobëta dhe dështimet në VAR. Përveç këtyre dy penalltive, kishte edhe momente të tjera gjatë ndeshjes që ishin të dyshimta nga gjyqtarët.