Kosova

Pezullohen takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë, për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me koronavirus

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektimeve në kryeqytet, do të pezullohen përkohësisht takimet me palë në Drejtorinë e Urbanizimit.

Përmes një statusi në Facebook ai ka thënë se kjo vjen si masë pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

Sot në Prishtinë janë konfirmuar 72 raste të reja me COVID-19.

Rritja e numrit të rasteve me #covid19 ka përkeqësuar situatën epidemiologjike, prandaj kemi marrë vendim që si masë…

Slået op af Shpend AhmetiOnsdag den 21. oktober 2020