KULTURË

Petrit Halilaj refuzon Bienalen e Beogradit

Artisti kosovar, Petrit Halilaj, ka refuzuar që të marrë pjesë në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Beograd.

Vendimi i tij ka ardhur pas publikimit të listës së artistëve. Përderisa të gjithëve u shkruante fshati apo qyteti i lindjes dhe po ashtu shteti, te Halilaj vetëm tregohej se u lind në Kostërrc e që jeton në vende të ndryshme të Evropës. 

Kjo ka bërë që ai ta refuzojë Bienalen e Beogradit. Përmes një letre të gjatë, ai i ka dhënë arsyet e veta. Halilaj kishte tentuar që të rregullohet “gabimi” i organizatorëve. Por pas komunikimit të Halilajt me organizatorët, Kosova shoqërohej me fusnotë.

Sipas letrës së hapur, të publikuar të martën, Halilaj bën të ditur se ka vendosur që të mos marrë pjesë në Bienale pasi i ishte druajtur një keqinterpretimi të veprës së tij dhe përdorimit të saj për qëllime politike.

Pas tërheqjes së Halilajt, organizatorët, kanë fshirë vendet nga janë të gjithë artistët pjesëmarrës duke u lënë vetëm vitin e lindjes.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.