Rajoni

Petkoviqi tregon arrogancë dhe nervozë, thotë se askush s’mund ta ndalojë t’i ndihmojë serbët në Kosovë

Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë për t’ia ndaluar hyrjen në Kosovë, drejtori i të ashtuquajturëz zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se veprimet e politikanëve shqiptarë tregojnë se marketingu politik është më i rëndësishëm për ta sesa jeta dhe siguria e njerëzve.

“Sonte, dy orë pas mesnatës, institucionet e përkohshme në Prishtinë vendosën të më ndalonin t’i vizitoja zonat e përmbytura në zonat serbe në provincën jugore dhe të dorëzoja ndihma humanitare për familjet e rrezikuara”, tha Petkoviq në një deklaratë.

Ai tha se “është e qartë që fushata zgjedhore në Prishtinë filloi para afatit ligjor” dhe se “serbët ishin përsëri shënjestrat kryesore”.

“Veprimet e politikanëve shqiptarë tregojnë se marketingu politik është më i rëndësishëm për ta sesa jeta dhe siguria e njerëzve. Në të njëjtën kohë, sjellja e Prishtinës tregon se Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të sigurojë respektim për marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për lirinë e lëvizjes. Ne po marrim pjesë në çfarëdo mënyre në rritjen e tensioneve në provincë, sepse një atmosferë e tillë derdhet gjithmonë mbi kurrizin e njerëzve tanë, por një gjë për të gjithë mund të jetë i sigurt – askush nuk mund të na ndalojë t’i ndihmojmë njerëzit tanë. Ndihma e Qeverisë sonë do të arrijë tek njerëzit tanë të rrezikuar nga përmbytjet, siç kemi premtuar”, tha Petkoviq.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur sot vendimin për t’ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë Petkoviqit.

“Pas interesimit të medieve, njoftoj opinionin publik se edhe sonte MPJD ka refuzuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq (i ashtuquajtur ‘drejtor në zyrë për Kosovën’) për vizitë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kjo sipas saj ka ndodhur pasi që Serbia po vazhdon të sillet në mënyrë destruktive. Petkoviq e ka vizituar Kosovën dy herë brenda një periudhe të shkurtër. Ai së fundmi ka qenë në Kosovë për Krishtlindjen ortodokse ku ka dhuruar apartamente të ndërtuara nga Qeveria e Serbisë për serbët e Kosovës.