Kombëtare

Peticion në Gjilan që e diela të jetë ditë pushimi

Një numër i madh i bizneseve në Gjilan sikurse në tërë vendin, punojnë edhe ditën e diel.

Kjo gjë po kundërshtohet nga organizatat joqeveritare, të cilat po kërkojnë që kjo ditë të jetë pushim edhe për punëtorët e sektorit privat.

Për këtë qëllim, në Gjilan ka nisur edhe një peticion, qëllimi i të cilit është mbrojtja e punëtorëve, raporton KTV.

Edhe asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, janë pro një iniciative të tillë. Sipas tyre, Komuna e Gjilanit me qëllim po e zvarrit këtë proces.

Deri më tani, janë mbledhur dy mijë nënshkrime që e mbështesin këtë nismë.

Banorët e Gjilanit thonë se një gjë e tillë është e nevojshme për punëtorët e sektorit privat.

Ndërsa nga Komuna e Gjilanit kanë njoftuar se një ekip i komunës është duke zhvilluar bisedime me bizneset, të cilat po e kundërshtojnë një gjë të tillë.

Por, komuna e Gjilanit nuk është e vetmja që ka paralajmëruar një nismë të tillë.

Një iniciativë e tillë së fundmi është paralajmëruar edhe nga kryetari i Skenderajt.

Kundër këtyre paralajmërimeve pos bizneseve, ka dalë edhe Odës Ekonomike Amerikane.

E në disa komuna të Kosovës tashmë e diela zyrtarisht është ditë pushimi.

Mitrovica, Gjakova, Juniku e të tjera kanë marrë këtë vendim shumë kohë më parë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483