Rajoni

Peter Beyer: Vetëvendosje dhe LDK të mos humbin kohë në detaje teknike

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në BE, Peter Beyer, ka thënë se partitë politike në Kosovës duhet të kuptojnë përgjegjësinë që ia kanë dhënë zgjedhjet e 6 tetorit.

Duke thënë se është i lumtur që po kthehet mes miqve në Kosovë tha se tani është koha për një koalicion të suksesshëm .

“Mund të them që pritjet tona janë që të gjithë partitë të kuptojnë rëndësinë e përgjegjësisë që kanë pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe të formojnë një qeveri stabile. Ne nuk jemi këtu për të ndërhyrë nuk është qëllim i yni e as kompetencë e jona. Jemi këtu për të mësuar rreth bisedimeve dhe t’i lëmë disa mesazhe të praktikave tona”.

“Një gjë që duhet kuptuar që negociatat për koalicion kanë mbërritur një pikë, që të gjithë duhet kuptuar se nuk duhet humbur kohë me detajet teknike. Duhet shikuar në sy njëri -tjetrin, pasi që besimi është esenca. Ata duhet të kenë besim në njëri-tjetrin dhe të mos humbin kohë në detaje teknike”.

“Koalicioni ka ardhur në një pikë që ata nuk duhet të prishin këtë vullnet në detaje teknike Askush nuk duhet të dobësojë palën tjetër”

Beyer në një konferencë për media bëri thirrje që të caktohet një datë dhe që Vetëvendosje dhe LDK-ja të ulen të bisedojnë mes vete. Ai gjithashtu tha se nuk duhet të ketë ndërhyrje dhe përçarje nga jashtë.

“Pritjet tona janë që askush nuk duhet të provojë të ndajë palët për të ndërtuar qeverinë. Ky është mesazhi. Gjithashtu pritjet tona janë, që palët te jenë të relaksuara, të mos flasim për media, por të thërrasin njëra tjetrën në telefon dhe të caktojnë një takim”.

Ai tha se çështja e presidentit është e rëndësishme, por megjithatë u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.