OPINION

“Pesimizmi” optimistë

Shkruan: Kosovare GjEVUKAJ-psikologe
Të mësojmë se si të kultivojmë me vetëdije një qëndrim optimist ndaj jetës. Trajnimi i mendjes suaj për të parë gotën e jetës si “gjysmë të plotë” e jo “gjysmë të zbrazët”.

Nëse vuani nga depresioni ankthi, dhe temperamenti juaj ,truri me shumë gjasë ju predispozojë të mendoni në mënyrë pesimiste. Jeta është një përzierje e dritës dhe e errësirës, pozitives dhe negatives. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë pse të mos vendosni të përqendroheni në atë që është e dobishme?

Kjo është pikërisht ajo që personi me një mendim optimist është në gjendje të bëjë.

Optimizmi:

Ju numëroni bekimet, jo udhëkryqet tuaja,

Numëroni fitimet tuaja, jo humbjet tuaja.

Numëroni gëzimet tuaja në vend të fatkeqësive tuaja.

Numëroni miqtë tuaj në vend të armiqve tuaj.

Lakmoni shëndetin tuaj, jo pasurinë tuaj .

Të shprehësh mirënjohje nuk do të thotë të mohosh dhimbje ose ndjenja të pakëndshme.

Ndërsa kaloni kohë duke llogaritur bekimet tuaja dhe falënderimet, do të mësoni të shihni të mirën kudo që të reflektoni.

Ndërsa shumica prej nesh e kanë të lehtë të jemi mirënjohës gjatë kohës kur jeta po shkon mirë, po çfarë duhet bërë në kohërat e këqija?

Gjetja e së mirës mund të realizohet edhe gjatë situatave sfiduese përmes praktikës së artit të marrjes së një situate të vështirë dhe vendosjes së një kornize të re rreth saj.

Të mësosh të mendosh me optimizëm është po aq i thjeshtë sikur se mësimi i vetvetes në atë drejtimin pesimist të ngulitur por të gabuar.

Zgjedhja për ta parë jetën ndryshe nuk ndodh brenda natës.

Çdo mendim ka një ekuivalent neurokimik. Ndryshimi i të menduarit të një personi është tregues të ribalancojë neurotransmetuesit në tru, si dhe antidepresantët. Kultivimi i qëndrimit optimist do të përfitojë si në gjendjen tuaj aktuale ashtu edhe në ndihmën për të parandaluar një rënie depresive në të ardhmen.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.