Kuriozitet

Peshku i rrallë mund të bëhet shkak për shërimin e sëmundjeve të zemrës

Sipas Dailymail, disa shkencëtarë janë duke eksperimentuar me një lloj peshku të rrallë, disa prej aftësive të të cilit, i ka fascinuar ata – shkruan Kosova.info

Sipas një artikulli të publikuar në britaniken e mirënjohur, zebrafish – është një lloj peshku me aftësi të rralla. Ai ka një lloj mekanizmi nëpërmjet të cilit ai është i aftë ta riparojë zemrën. Shkencëtarët nga Universiteti ‘Oxford’, kanë ngelur të mahnitur nga zbulimi i këtij fakti. Ata duan që ta studiojnë më me kujdes peshkun në fjalë dhe të zbulojnë se ç’lloj mekanizmi e bënë atë më të veçant.

Saktësisht kanë vërejtur se si disa qeliza të sistemit imunitar të peshqve të quajtura- makrofagë ishin agjentët kryesorë në këtë proces. Për herë të parë ata ishin në gjendje të shohin se si këta makrofagë  prodhojnë një proteinë të quajtur kolagjen, e cila ndikon direkt në rigjenerimin e qelizave të zemrës.