Kombëtare

Pesë të lënduar nga një aksident në autostradën Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në autostradën Prishtinë – Ferizaj.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në Emergjencë.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:00, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku.

Njësia policore ka shkruar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca. Të përfshira janë dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.