Kombëtare

Pesë të lënduar në aksidentin në Besi

Pesë persona janë lënduar në aksidentin mes tri veturave, në fshatin Besi të Prishtinës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Koha.net, numrin e të lënduarve.

“Rreth orës 18:30, në fshatin Besi, rruga Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor në mes të tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit rrugor, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona”, ka thënë për Koha.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.