Life Style

Pesë rregullat e veshjes nga të famshmet që janë më pak se 1.60 cm të gjata

Je shtatshkurtër dhe do të dish se cilat veshje mund të të japin disa centimetër shtesë në dukje?

Këto dama të njohura do të të ndihmojnë për t’u larguar nga klishetë e zakonshme që qarkullojnë për imcaket dhe do të të bëjnë të zbulosh disa gjëra që do të të shërbejnë kur do të kesh nevojë të shndërrohesh nga Selena Gomez në Taylor Swift.

Dhe këshillat nuk i japim ne, por disa nga femrat e njohura të skenës.

Hayden Panettiere

Fustanet dhe pantallonat me shtrat të lartë tregojnë bukur një trup të shkurtër, pasi i bëjnë këmbët të duken më të gjata dhe theksojnë mesin dhe bustin. Në këtë mënyrë, pjesa e sipërme e trupit duket seksi dhe shumë femërore.

Salma Hayek

Miti që fustanët maksi nuk u shkojnë femrave duhet të zhduket njëherë e përgjithmonë. Mjafton që fustani të mos jetë shumë i gjerë, sepse përndryshe do të humbasësh brenda tij.

Shakira

Çizmet mbi gjunjë janë një mit tjetër që urgjentisht duhet të zhduket. Ato duhet të bëhen pjesë e gardërobës së qenieve petite, mjafton që këto vajza t’i kombinojnë me fundin e duhur mini.

Selena Gomez

Veshjet asimetrike, sidomos ato që janë më të shkurtra para dhe më të gjata mbrapa të bëjnë të dukesh më e gjatë. Gjithashtu edhe një ‘model’ i zgjuar, duke veshur diçka të shkurtër brenda dhe sipër diçka të gjatë do të të shtojë centimetrat.

Kylie Minogue

Format trupore që lidhen në mes dhurojnë një pamje të njëtrajtshme dhe e bëjnë trupin të duket më elegant. Deri tani këto forma nuk kanë pasur vendin që meritojnë në gardërobën e femrave me gjatësi nën 1.60, por kjo gjë duhet të ndryshojë patjetër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.