Kosova

Pesë policë vetizolohen nga koronavirusi pasi patën kontakt me të infektuar

Për shkak të kontakteve me njerëz të infektuar me koronavirus, disa zyrtarë policorë janë detyruar të vetizolohen.

Me rekomandim të mjekëve, deri tash 5 prej tyre janë në izolim.

Nga Policia kanë bërë të ditur se kanë marrë masa mbrojtëse ndaj pjesëtarëve të PK-së si dhe janë dezinfektuar hapësirat.


Ani pse pjesa më e madhe janë anuluar, nuk janë ndalur plotësisht fluturimet drejt Kosovës.

E kjo po ndodhë edhe duke e ditur se të gjitha rastet e koronavirusit në Kosovë kanë ardhur nga vendet e tjera.

E sipas burimeve të T7 kjo ka prekur edhe Policinë.

5 prej tyre sipas të njejtit burim janë rekomanduar që të veteizolohen.

E zyrtarisht Policia e Kosovës ka bërë të ditur se disa pjesëtarë të saj të kthyer nga jashtë janë vetëizoluar me rekomandimin e mjekëve.
Nderkaq një numër i zyrtareve policor te cilët kane sëmundje te renda dhe një pjese e stafit civil janë liruar, përderisa një pjese e tyre sipas nevoje kryejnë detyra administrative përmes pajisjeve elektronike.

E për të parandaluar që pjesëtarët e forcave të rendit të preken nga virusi në fjalë, janë marrë edhe masat mbrojtëse.

Ne Policinë e Kosovës thonë se  të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme janë ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë .

Ndryshe Policia po vazhdon punën e saj me orare të zakonshme dhe sipas nevojës dhe planifikimeve me orar te zgjatur .