SHËNDETËSIA

Pesë mijë e 372 teste të bëra, 630 të infektuar në Kosovë nga fillimi i pandemisë

Autoritetet në Kosovë konfirmuan të mërkurën mbrëma 26 raste të reja të të prekurve me COVID-19.

Rastet u konfirmuan pas 172 testeve të kryera. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, 8 raste janë nga komuna e Kamenicës, 4 raste nga komuna e Istogut, 4 raste nga komuna e Pejës, 4 raste nga komuna e Vitisë, 3 raste nga Komuna e Ferizajt, dhe nga 1 rast nga komunat Prizren, Shtime dhe Zveçan.

Rastet e së mërkurës e çuan në 630 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga koronavirusi, i cili ka shkaktuar vdekjen e 18 personave në vend.

Të mërkurën janë shpallur të shëruar edhe 10 veta, duke e çuar në 138 numrin e të shëruarve.

Që nga fillimi i përballjes më pandeminë në Kosovë janë kryer 5 mijë e 372 teste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.