Pesë mënyra natyrale për të zhbllokuar hundën kur jeni ftohur

Bllokimi i hundës është një nga simptomat më të bezdisshme kur ftoheni. Nga pijet e nxehta deri te thithja e avullit, ka disa gjëra që mund t’i bëni në shtëpi pa përdorur domosdoshmërisht ilaçe.

Më poshtë gjeni pesë mënyra natyrale të vërtetuara shkencërisht për të pastruar rrugët e frymëmarrjes më shpejt dhe me efikasitet.

Flini në krah.

Një hundë e bllokuar do të thotë se ka shumë mukus të bllokuar në sinuse që ju pengon të merrni frymë siç duhet. Pra, është e rëndësishme që të mbani kokën lart gjatë natës duke shtuar një jastëk të dytë. Është gjithashtu jetike që të përpiqeni të flini në krah në vend të shpinës. Hunda do të ketë një shans shumë më të mirë për t’u “kulluar” gjatë natës në vend që të lejojë krijimin e edhe më shumë mukusit.

Hidratohuni me supë dhe çajra të nxehtë.

Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që pinë pije të nxehta në vend të pijeve me temperaturë dhome ndihen shumë më mirë në lidhje me gjendjen e tyre. Kamomili, çaji jeshil, supa e pulës dhe uji i nxehtë me limon dhe mjaltë mund t’ju qetësojnë në mënyrë efektive.

Vendosni një leckë të ngrohtë në sinuse.

Mënyra se si funksionon një leckë e ngrohtë është duke reduktuar inflamacionin në sinuse dhe duke zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes me hundë. Thjesht merrni një leckë të pastër, zhyteni në ujë të ngrohtë (por jo të nxehtë) dhe vendoseni në pjesën e sipërme të hundës dhe në pjesën e poshtme të ballit. Ngrohtësia e leckës do të bëjë të hapen vrimat e hundës dhe do t’ju mundësojë të merrni frymë më lehtë. Por sigurohuni që të mos e lini leckën për një kohë të gjatë, pasi mund të përfundoni duke djegur lëkurën, shkruan Brightside, transmton Klankosova.tv.

Thithni avullin nga hudhrat e ziera.

Hudhra është e njohur për vetitë e saj anti-mykotike dhe anti-bakteriale, dhe mund të bëjë shumë të mira kur jeni të ftohur. Mund ta hani ose (mundësisht) ta zieni në pak ujë dhe të thithni avullin e saj. Mund të përdorni një peshqir mbi kokë për të mbajtur sa më shumë avull të bllokuar.

Hani ushqim djegës.

Me siguri e keni vënë re se kur hani diçka pikante, hunda fillon të rrjedhë. Pra, kjo mund të jetë një zgjidhje e mirë e përkohshme për të mbajtur hundën të zhbllokuar për ca kohë. Ajo që mund të bëni është të filloni të shtoni erëza të përgjithshme në pjata, duke përfshirë specat e kuq djegës, hudhrën, xhenxhefilin.

Go to TOP