Show Biz

Përveç Era Istrefit edhe kjo këngëtare shqiptare do këndojë në Rusi

15 korriku është data e cila do ta shfaq ndeshjen finale të Kampionatit Botërore, Rusia 2018. Për shqiptarët përveç finales së madhe e veçanta e kësaj nate është performanca të cilën do ta bëjë Era Istrefi me këngën “Live it Up’ së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Mirëpo kjo natë po bëhet akoma edhe më emocionuese, pasi që në finalen e madhe nuk do të jetë vetëm Era Istrefi shqiptarja e cila do ta pushtojë stadiumin.

“Nëntori” ka qenë kënga e saj e cila u pati bërë hit në Rusi, e ku përmendet “Nëntori” të gjithë e dimë se Arilena Ara është ajo e cila bëri BOOM më këtë këngë duke u dëgjuar edhe në trevat jashtë shqip folëse.

E pjesëmarrjen në finalen e madhe e bëri të ditur vet këngëtarja e cila postoi një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, e cila e konfirmoi se 15 korriku Arilenën do ta gjejë në Rusi për të performuar këngën “Fun Zone” të Kupës së Botës.

E si do të jetë performanca e dy shqiptareve në mes të Rusisë, do ta shohim me 15 korrik. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.