SPORT

Përurohet shtatorja e Majlinda Kelmendit në qendër të Pejës

Është përuruar shtatorja e Majlinda Kelmendit në qytetin e saj të lindjes, Pejë.

Kampionia olimpike ka qenë prej vitesh krenaria e Kosovës, pasi thuajse në çdo garë që merrte pjesë rikthehej me medalje në vendin tonë.

Federata Botërore e Xhudos e ka zgjedhur Majlindën për t’i ndërtuar statujë.

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova kishin udhëtuar drejt Pejës për të marrë pjesë në këtë përurim.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.

Pjesëmarrës ishin gjithashtu edhe fytyra të njohura të vendit.

Një fjalë rasti patën kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe presidenti i Federatës Botërore të xhudos, Marius Vizer.

Majlinda në mëngjes kishte deklaruar se është shumë e lumtur dhe krenare që i është ndërtuar shtatorja në qytetin e saj të lindjes.