Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut

Një person është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e Gurakocit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij,” ka thënë ai.

Ndërsa, sipas raportimeve të fundit nga mediat lokale, bëhet fjalë për Triumf Feratin – djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati. /Kosova.info/

Go to TOP