Bota

Përsëri rekord i zi në ShBA, Covid-19 pushton amerikanët

Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një tjetër rekord i zi.

Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 65 mijë raste të reja me Covid-19.
Në SHBA numërohen mbi 3.2 milion të infektuar, duke e bërë SHBA-në vendin me numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Gjithashtu raportohet se 3 ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave nga koronavirusi. Sipas autoriteteve në 3 ditët e fundit janë raportuar më shumë se 900 të vdekur.

Për këtë situatë nuk duket shumë i shqetësuar presidenti Donald Trump i cili thotë se shifrat janë rezultat i numrit të madh të testimeve që janë bërë.

“Arsyeja pse ne kemi kaq shumë raste në krahasim me vendet e tjera që nuk kanë bërë kaq mirë sa ne, është se ne kemi testuar më mirë dhe kemi bërë teste më shumë. Në kemi testuar 40 milion persona. Në qoftë se do të kishim bërë 20 milion teste, kuptohet numri i rasteve do ishte përgjysmuar”- shkruan Trump në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.