SPORT

Përse Zidane po e refuzon Willianin?

Sulmuesi anësor i Chelseat, Willian është refuzuar nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Në fund të muajit të ardhshëm, kontrata e Willian do të përfundojë dhe lojtari deri më tani ka refuzuar të rinovojë me Blutë.

Situata e tij me kontratën ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane ta shikojnë me vëmendje.

Sipas mediumit të njohur Okdiario, Willian i është ofruar gjigantit spanjoll Real Madridit, por reagimet ishin negative.

Mosha dhe stili i lojës së lojtarit nuk i përshtaten agjendës së transferimeve të Realit.

Zidane thuhet se ka ide të tjera për atë që dëshiron në krahët e sulmit dhe mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Qëndrimi në Londër, ku Tottenham dhe Arsenal janë të etur, tani po vendoset si opsioni më i mundshëm për Willian këtë verë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483