Kosova

Përse Lutfi Haziri thotë se Avdullah Hoti do të sfidohet me Hashim Thaqin?

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për sfidat që do të ketë qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti. Sipas tij, Hoti do të ketë probleme në dialog me presidentin Hashim Thaçi.

Haziri e ka vlerësuar punën e ministrave dhe të kryeparlamentares Vjosa Osmani në qeverinë Kurti.

“Për kolegët e mi është vlerësuar që kanë treguar bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe kryetarja e Kuvendit”, ka thënë ai.

Haziri ka deklaruar se nuk do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme komunale.

“Unë do të vazhdoj që të qëndroj kryetar i Gjilanit deri në fund të mandatit ligjor, nuk kam plane për rikanddim, kam plane që nga sot të tëhiqem butë nga roli im aktiv në politik”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike ka folur edhe për qeverinë e rë që do të udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Sipas tij, sfida më e madhe që do të ketë Hoti në politikën e brendshme është pandemia, derisa, në politikën e jashtme, sipas Hazirit, kryeministri nga radhët e LDK’së, do të ketë sfidën më të madhe me presidentin Hashim Thaçi.

“Me thanë të drejtën, nuk do të doja me pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit, do të jetë kryeministër i radhës, duke besuar në kapacitetet e tij profesionale sidomos në ekonomi, besoj shumë qe përballja e efekteve të pandemisë në ekonomi janë sfida më e randë, ndërsa, sfidën në dialog nuk e ka me Grenellin po me presidentin Thaçi, ky mos komunikim që ka qenë mes kryeministrit aktual edhe presidentit kjo gjutje politike ping pong politik, sidomos në pandemi për dallimet në dialog që kanë gjeneru edhe tema tjera, tregon që formati i dialogut është problem, më shumë kush e udhëheq se sa rezultati final, pak a shumë po e dijmë që Kosova, sovraniteti i saj, territori i saj është i panegociueshëm, Kosova nuk humb, po artrin me e kapërcu rubikonin politik me marrë ulëse në OKB, për perspektivë evropiane. Mendoj që z.Hoti duhet ta merr parasysh që se ka lehtë”, ka thënë Haziri në një paraqitje para mediave.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.