SPORT

Përse Barcelona po planifikon shitjen e gjashtë lojtarëve?

Barcelona do të financojë lëvizjet për sulmuesin Lautaro Martinez dhe mesfushorin Miralem Pjanic këtë verë duke shitur, ose shkëmbyer, gjashtë prej lojtarëve aktual në skuadrën e tyre.

Skuadra e La Ligës aktualisht kryeson kampionatin me dy pikë epërsi ndaj Real Madridit dhe janë të gatshëm ta mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar.

Planet për sezonin e ardhshëm gjithashtu kanë filluar dhe Martinez i Interit dhe Pjanic i Juventusit janë në krye të listës së dëshirave të tyre.

Por, sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të duhet të shes deri në gjashtë lojtarë për të financuar lëvizjet e mëdha të këtyre dy yjeve.

Gazeta spanjolle thotë se Arturo Vidal, Nelson Semedo, Jean-Clair Todibo, Junior Firpo, Moussa Wague dhe Rafinha janë të gjithë në shitje këtë verë.

Vidal dhe Semedo kanë qenë të lidhur me Interin, por skuadra e Antonio Contes nuk dëshiron shkëmbime të lojtarëve si pjesë e marrëveshjes për sulmuesin e tyre dhe do të dëshironte të negocionte për lojtarët veç e veç në çdo negociatë për Martinezin.

Semedo u tha se tashmë po shkonte drejt Juventusit si pjesë e një marrëveshje që do të kishte parë Pjanic, Mattia De Sciglio dhe 25 milionë euro të shkonin në Camp Nou, por kjo thashetheme është mohuar, ndërsa portugezi ka qenë i lidhur edhe me Manchester Cityn.

Todibo ka qenë në huazim te Schalke këtë sezon dhe ka një mundësi blerje prej 22 milionë eurosh në marrëveshjen e tyre, por klubi gjerman nuk është i gatshëm të paguajë këtë shumë, ndërsa francezi ka qenë i lidhur edhe me Evertonin.

Rafinha dhe Wague janë të dy në huazim këtë sezon te Celta Vigo dhe Nice, dhe të dy mund të bëjnë lëvizjet e tyre të përhershme në fund të sezonit.

Në fund, Firpo i cili u bashkua me klubin vetëm verën e kaluar, mund të largohet për rreth 25 milionë euro.

Pavarësisht se duhet të shesë shumë lojtarë për të kapur fondet, nuk ka dyshim se skuadra e Quique Setien do të ishte më mirë me Martinez dhe Pjanic.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.