SPORT

Përse Arteta ishte i acaruar …?

Mikel Arteta ishte i acaruar se përse Jamie Vardy nuk ishte përjashtuar në takimin Arsenal – Leicester që përfundoi 1-1.

Sulmuesi anglez goditi me këmbë Shkodran Mustafin në fytyrë, mirëpo VAR nuk kishte arritur të kap atë moment.

Arsenali ishte duke udhëhequr 1-0 në ato momente, mirëpo ishte Vardy ai që i barazoi shifrat në Emirates.

Eddie Nketiah u suspendua nga takimi në minutën e 75-të për një ndërhyrje në James Justin, e kjo gjë acaroi Artetan.

Trajneri spanjoll deklaroi se VAR ka standarde të dyfishta, shkaku që edhe Vardy do të duhej të suspendohej

Vardy besohet se e ka bërë atë veprim qëllimshëm, në mënyrë që të lëndojë Mustafin. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483