
Edhe dy orë kanë mbetur deri në mbylljen e vendvotimeve në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Në shkollën “Anton Z Çajupi”, në Mitrovicë deri më tani kanë votuar 40.1 përqind e qytetarëve, gjithësej 988 votues.
Menaxherja e kësaj qendre Flutura Belushi i ka thënë lajmi.net se fluksi më i madh i votuesve ka qenë pas orës 12:30 dhe se deri më tani nuk ka pas ndonjë parregullësi, transmeton Literal Media.
add a comment