Kosova

Përplasjet në LDK, Mustafa shkon në zyrë të partisë, s’dihet cila është agjenda e tij

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në selinë qendrore të partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Ende nuk është bërë e ditur se a do të flas dikush nga Lidhja Demokratike për vendimin që do të marrin për të pranuar ose jo ofertën e fundit që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Kujtojmë që pas publikimit të së njëjtës ka pasur edhe përplasje në mes të nënkryetarëve të kësaj partie, Agim Veliut e Vjosa Osmani.

Në anën tjetër, Mustafa ende nuk e ka komentuar këtë ofertë dhe nuk dihet nëse për të vendosur për të do të thirret Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.