Bota

Përplasje të reja në Nagorno-Karabakh një ditë pas bisedimeve në Washington

Përplasje të reja kanë shpërthyer në mes të Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene në Nagorno-Karabakh, një ditë pas bisedimeve në Washington në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve atje.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit raportoi luftime përreth dhe në Nagorno-Karabakh, raporton Reuters.

Zyrtarë lokalë akuzuan forcat azere për bombardim të ndërtesave në Stepanakert, qytetit më të madh në rajon, gjë të cilën Baku e mohoi.

Sekretari amerikan i SHBA-së, Mike Pompeo u takua ndaras me ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë të premten për një përpjekje të re për të ndalur gjakderdhjen e gati një muaj prej kur ka nisur.

Luftimet mes dy vendeve filluan më 27 shtator mbi enklavën e banuar nga armenë etnikë por që zyrtarisht është e njohur nën administrimin e Azerbajxhanit.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte thënë se po bëhet “progres i mirë” në këtë çështje, por nuk dha detaje nëse vetë kishte biseduar me liderët e shteteve.

Fuqitë e mëdha botërore duan të parandalojnë një luftë më të madhe që do ta përfshinte edhe Turqinë, e cila është zë i fuqishëm për Azerbajxhanin, e Rusinë e cila ka një pakt të mbrojtjes me Armeninë.

Rreth 30,000 njerëz ishin vrarë në konfliktin e viteve 1991-94 në Nagorno-Karabakh.