Kombëtare

Përplasen dy automjete në kryeqytet, një 27 vjeçar përfundon në gjendje të rëndë në spital

Dy automjete janë përplasur midis tyre mbrëmjen e sotme në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë.

policia-elbasan-naten

Policia bën me dije se pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve një 27 vjeçar ka përfunduar në spital.

Njoftimi: 

Me datë 28.05.2020, rreth orës 22:15, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin K.S., 27 vjeç, me mjetin me drejtuesin shtetasin A.N., 41 vjeç

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi K.S., i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.