Kosova

Përpjekja e rradhës për koalicion, Kurti dhe Mustafa takohen në orën 16:00

Në ora 16:00 në Kuvend të Kosovës do të mbahet takimi i radhës në mes të Albin Kurtit, kreut të VV-së, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, merr vesh Gazeta Express nga burime brenda partive.

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.

Kurti dhe Mustafa u takuan dy ditë më parë, pas një pauze një javore, derisa, e vetmja çështje për të cilën u morën vesh nuk ishte ajo e koalicionit, por, që dy liderët do të vazhdojnë të shihen që të merren vesh për cështjet që ju kanë mbetur, që të qeverisin bashkë.

Se do të shihet me Mustafën ka deklaruar sot gjatë ditës edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, pas regjistrimit në Kuvend të Kosovës.

Kurti tha para mediave se për cdo ditë do të ketë takime, mirëpo, që nuk pranoi të tregonte orën se kur do të shihet me Mustafën, kjo me pretekstin se nuk është lajm se këta dy do të takohen, por, arritja e marrëveshjes.

VV dhe LDK janë duke vazhduar diskutimet për arritje të marrëveshjes së koalicionit, miërpo, problem për të përfunduar këtë temë, ju ka dalur me pozitën e presidentit, post ky i kërkuar nga LDK-ja.

Express ndërkaq ka raportuar se në takimin e javës së kaluar, dy partitë kishin zgjedhur ministritë.

LDK-ja kishte zgjedhur fillimisht MPB-në, pastaj Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Planifikimit Hapësinor.

VV-ja ndërkaq, zgjodhi Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Financave, Zhvillimit Ekonomik, Shëndetësisë dhe Drejtësisë.

Nuk dihet nëse këto ministri që thuhet se kanë zgjedhur liderët në takimin e fundit do të qëndrojnë të ndara njësoj në mes të partive, edhe në takimin e ardhshëm që parashihet të mbahet në mes të Kurtit e Mustafës, e ku diçka do të vendoset edhe për postin e presidentit./GazetaExpress/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483