SPORT

Përmirësohet gjendja e ish-portierit, Rustu Recber

Është përmirësuar shëndeti i portieri legjendar i kombëtares turke, Rustu Recber i cili u shtrua në spital disa ditë më parë i infektuar me Koronavirus.

Sipas njoftimeve të fundit, thuhet se shëndeti i 46-vjeçari ka nisur të përmirësohet, por sigurisht vazhdon të qëndrojë në izolim dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve.

Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.