EKONOMI

Përmirësohet furnizimi me energji elektrike në kryeqytet

Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit dhe Transmetimit të Energjisë Elektrike të Kosovës, (KOSTT), Ilir Shala ka njoftuar se të gjithë konsumatorët e kryeqytetit nga mesnatë pritet të kenë furnizim stabil me energji elektrike.

Ai ka njoftuar se kjo është bërë e mundur falë realizimit të një projekti të përbashkët me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Kjo është falë bashkëinvestimit ne mes KOSTT dhe BERZH (Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), për ndërtimin e linjës se dyfishte kabllovike nëntokësore 110 kV me korridor 3.85 km si dhe ndërtimin e nënstacionit të teknologjisë me moderne GIS, NS 110/10(20) kV – Dardania (Prishtina 6), me transformatorë energjetike 2×40 MVA.”, ka shkruar Shala.

Sipas Shalës, me realizimin e këtij investimi ngritet siguria dhe cilësia e furnizimit me energji elektrike për të gjithë konsumatorët e kryeqytetit, me theks të posaçëm atyre në qendër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.