Kosova

Përmes performancës “Gjueti shtrigash”, “I am I” maskon kabinetin qeveritar

“I am I”, realizues i disa protestave artistike të cilat lidhen kryesisht me aktualitetin në Kosovë, ka realizuar të premten një performancë artistike para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Siç thotë ai, performanca protestuese “Gjueti shtrigash” është ironizim për festën e Halloweenit, duke i paraqitur me maska ministrat e Qeverisë Hoti, e po ashtu edhe vetë atë.

Në performancën e tij ai ka paraqitur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrin e Arsimit Ramë Likaj, ministrin e Punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministrin e Drejtësisë Selim Selim,, ministren e Financave Hykmete Bajrami, zëvendësministrin Driton Selmanaj, koordinatorin për dialog Skendër Hyseni dhe koordinatorin nacional për siguri kibernetike, Zafir Berisha.