Tjera

Përmbyset sërish rezultati në Podujevë, kandidati i LDK’së del përpara

Në Podujevë është përmbysur rezultati. Pas numërimit të mbi 95 përqind të votave, Ekrem Hyseni i LDK’së ka dal i pari.

Sipas KQZ’së, Hyseni ka fituar 44.27 përqind të votave, derisa Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes 44.06 përqind.

Kjo komunë pritet të shkojë në balotazh, ndonëse ende s’janë numëruar të gjitha votat. Rezultati do të vendoset pas numërimit të votave nga pesë vendvotimet e fundit.

00:29 – Ekrem Hyseni i LDK’së shpall fitoren në Podujevë, nis festën

Ekrem Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka shpallur fitoren në Podujevë, pavarësisht se ende s’ka përfunduar numërimi i të gjitha votave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka thënë se me punë do të fillojnë qysh nesër.

“Faleminderit Llapi im♥️ Ju më keni dhënë nderin më të madh të jetës time! Përjetësisht do të mbetem i njejti, gjithmonë në shërbimin tuaj! Nga puna do të fillojmë qysh nesër.  Fitorja është e jona✌️”, ka shkruar Hyseni.

Shfaq më shumë
//zikroarg.com/4/3473483