Kosova

Përmbyllen aktivitetet e Ditës së Dëshmorëve të Kombit, Haradinaj ndan medalje për secilën familje

Është bërë përmbyllja e aktiviteteve të Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar.

Me këtë rast, Kryetari në detyrë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi takim me familjarët e Dëshmorëve të Komunës së Deçanit.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj ndau medalje për secilën familje.

“Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për secilën familje, kemi përmbyllur aktivitet e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar”, ka shkruar Haradinaj”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi krenarinë dhe heroizmin e dëshmorëve të kombit.

“Çmimi i lirisë ishte i lartë. Derisa dhembja e malli për të dashurit që humbëm nuk shuhet, krenaria për heroizmin e tyre na mbanë të fortë”.

Gjatë ditës sotme u zhvilluan disa aktivitete në komunë e Deçanit në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar.