Bota

Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Pragë për masat kundër COVID-19

Rreth dy mijë tifozë të futbollit dhe hokejit në akull kanë protestuar kundër masave të vendosura nga autoritetet në Pragë për të frenuar koronavirusin.

Protestuesit u përleshën dhunshëm me forcat e sigurisë, raporton agjencia Dpa.

Protestuesit shkelën ndalesën për tubime të më shumë se 500 personave, tha policia.

Organizatorët e përfunduan protestën pas një ore, por më pas ndodhën përleshjet. Në këtë protestë u përdorën bomba tymi dhe fikshekzjarre.

Sipas policisë, disa prej protestuesve iu konfiskuan shkopinj gome dhe armë zjarri gjatë kontrolleve që autoritetet e rendit kryen. Policia raporto se disa zyrtarë policorë u plagosën gjatë përleshjeve dhe të cilët morën edhe ndihmë mjekësore.

Përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetet sociale, kryeministri çek, Adrej Babis, u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për të luftuar virusin dhe kërkojë nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, nëse është e mundur.

Të hënën, Qeveria çeke ndaloi të gjitha ngjarjet sportive për një periudhë dyjavore, me përjashtim të ngjarjeve sportive me karakter ndërkombëtar.

Republika Çeke ka regjistruar numër të lartë të rasteve të reja në javët e fundit.

Më 5 tetor, ky shtet po ashtu rivendosi gjendjen e jashtëzakonshme.

Të shtunën, më 17 tetor, në Çeki u regjistruan 8,700 raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet.

Që prej fillimit të pandemisë, Republika Çeke ka regjistruar pothuajse 169,000 raste me kroonavirus dhe mbi 1,350 viktima.