Kombëtare

Përleshen për parking disa shqiptarë dhe serbë në Fushë Kosovë

Një përleshje fizike midis disa shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur këtë të diel në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Policia  bën të ditur se, personat që janë përfshirë në rrahje janë fqinj dhe kanë pasur një mosmarrëveshje për parking.

“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj ndërmjet vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas thirrjes dhe po merren me rastin”.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se, për çdo detaj do të ketë informata shtesë ndërkohë.