SPORT

Përkundër eliminimit nga Liga e Evropës, Nuhiu krenar me ekipin e tij

Drita i ka dhënë fund aventurës evropiane, pasi është eliminuar në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Kampioni në fuqi i Kosovës pësoi disfatë nga klubi polak Legia e Varshavës me rezultat 2-0.

Përkundër eliminimit, Drita luajti mirë, por që u vërejt përvoja në anën e polakëve.

Megjithatë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se është krenar me futbollistët e tij.

“Jam krenar me ekipin tim. Ne kemi arritur deri në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës”.

“Është suksesi më i madh për futbollin kosovar. Jemi takuar me një ekip të fortë si Legia. Ne kemi humbur, por unë jam i lumtur me qasjen e lojtarëve të mi”, ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Arritja e Dritës në raundin e tretë është historike, pasi asnjë skuadër kosovare nuk kishte arritur deri në këtë rang garash në Evropë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.