OPINION

Përkujtohet shtatëdhjetë e dy vjetori i vdekjes së martirit Nue Jakaj nga Ranoci i Lugut të Drinit

Shkruan: Lekë MRIJAJ
Nga burimet e hershme të kohës, dhe gojëdhënat e pleqve ma me zë të njohur lugdrinas, dhe të disa studiuesve të kohëpaskohshëm të cilët nder vite kanë reflektuar së shkruari për gjenealogjinë e Jakajve nga Ranoci i Lugut të Drinit, lirisht mund të konstatojmë dhe japim opinion të qëndrueshëm se familja Jakaj, gjeneologjikisht, ishte, është dhe mbetet një simbol me vlera për mbarë trevën: Lugun e Drinit dhe Dukagjinin, përfshirë në rrafshin familjar, miqësor në atë human kombëtar e njerëzor. 

Kulla e tyre, për kohën ka qenë gjithmonë një Asamble dhe derë mikpritëse e bujare për miqtë, farefisin dhe dashamirët si dhe të çetave tona çlirimtare, kombëtare nacionaliste shqiptare duke veçuar çetën e heroit Ndue Perlleshi, e cila kullë dhe familje i’u dha mbështetje në ushqim, armë e logjistikë ushtarake e gjithëpërfshirëse. Kështu që kontributi i familjes Jakaj, përherë reflektoi me një pozitivitet të shkëlqyer e të jashtëzakonshëm, i frytshëm në tē gjitha sferat e përgjithshme kombëtare, fetare e njerëzore.

Andaj sot, më 6 shkurt , kujtojmë përvjetorin e shtatëdhjetë e dy vjetorin e vdekjes së martirit të kombit, Nue Jakajt (1896-1948) i cili ishte një nder figurat e ndritura të patriotizmit, njëkohësisht ishte njeriu që u bë simbol dhe u terrorizua barbarisht në kazamatet mesjetare famëkeqe nga sllavo komunistet serbo jugosllave – ZKZ-së, duke u vënë në mbrojtje të gjakut të shumë martirëve e vëllait të tij Pjetrit (i cili ishte mbështetës i njësive të “Ballit Kombëtar” që drejtohej nga komandanti, Nue Përlleshi e bashkëpunëtorët e tij, prof. Ymer Berisha Marie Shllaku, Shaban Dema, Nrecë Nikolla etj. ) i vrarë nga çetnikët serbo-sllavë, të cilët s’bashkua me 400 të tjerë shqiptar i kishin pushkatuar në Kullën e Popit në Istog pikërisht ekzekutim i bërë me urdhrin e krye çetnikut, Radosh Toshiq, Mirk Popi, Ruzha Raiçeviqin. aty me 6 janar të vitit 1945.

Figurën e ndritur emblematike të Lugut të Drinit-Klinës, martirin Nue Jakaj, sot, e kujton, familja e ngushtë në Ranoc, biri i tij Toma me familje në SHBA, farefisi dhe mbarë të dashurit e tij në Lugun e Drinit e kujtojnë si një idealist pragmatik e mbështetës i kauzës për bashkim të kombit arbëror, që do të thotë se vet akti sublim i flijimit të këtij martiri të kombit na bënë të gjithëve të na largohet dhimbja dhe në zemrat e familjarëve dhe zemrat tona martiri, Nue Jakaj të shkëlqej e rrezatoi me krenari kombëtare. Nue Jakaj u lind me 7 gusht 1896, në fshatin Ranoc. Rrjedh nga një familje tipike aristokrate atdhetare e fetare, më tradita të lashta kombëtare e njerëzore, i cili mësimet e para i ndoqi në Mësonjëtoren e Gjuhës Shqipe në Zllakuqan, e cila u hap me 15 shtator 1897, nga françeskani at’ Shtjefën Gjeçovi i cili veç kësaj mësonjëtore hapi edhe afro dyqind mësonjëtore të tjera në mbarë trevat arbërore.

Nou me vëllain e tij-Pjetrin ndihmuan çetën e Nue Perlleshit në trevën e Lugut të Drinit e rreth saj si dhe u vunë nën mbrojtjen e fshatrave të Istogut duke luftuar kundrejt çetnikëve të Kollashinit dhe të Serbisë.

                                                                                                                                             
Martiri Nue Jakaj, u arrestua dhe me pas u keqtrajtua barbarisht nga UDB- Jugosllave, i cili më vonë edhe nga torturat e marra ndërron jetë më datën 6 shkurt 1948, duke i lënë pas vetës katër djemtë- Tunën (i cili ka ndërruar jetë para disa vitesh dhe është varrosur në Michigan të Amerikës), Gjergjin (ka ndërruar jetë në vitin 1949, pikërisht në moshën 17 vjeçare në Ranoc), Martinin (i cili ka ndërruar jetë me datën 7 janar 2020 dhe është varrosur në varrezat e fshatit Ranoc të Klinës. Siq njofton “Our Lady of Shkodra në Bronx” veq të pamës së tij të mbajtur në Ranoc, e pamja – hatri i është hapur nga vëllai i tij Toma në Bronx të Amerikës me 26 janar 2020), me familjen e tij.  Nou, vizionarëve dhe pasardhësve të tij u’a ka lënë “Dekalogun e Ballit Kombëtar” të ideuar nga shërbestari i Shqipërisë Etnike, Mid’hat e Abdyl Frashëri..

Rivarrimi i martirit të kombit, Nue Jakaj, është bërë ne varrezat e fshatit Ranoc, pas 39 vjetësh, pikërisht me 18 tetor 1987, me rite fetare e meshës së salikimit, celebruar nga dom Mark Sopi. Guximin, atdhedashurinë dhe trimërinë e martirit të kombit, Nue Jakajt e njeh treva-Lugu i Drinit dhe mbarë Dukagjini.

Veprat e tij do të mbeten përjetësisht ne kujtesën e këtij populli, për punën dhe sakrificën e tij për lirinë dhe atdhedashurinë e tij të flaktë arbërore për bashkimin kombëtar. Ndaj së fundi përmes këtij përkujtimi shtatëdhjetë e dy vjeçar të vdekjes së Nout, po e themi me plotë përgjegjësi se të gjithë dëshmorët e kombit pavarësisht epokave të ndryshme janë më meritorët për ekzistencën dhe lirinë tonë. Ata janë themeli i së drejtës dhe lirisë sonë nder shekuj.

Lavdi jetës dhe veprës së martirit të kombit, Nue Jakaj. Lavdi të gjithë dëshmorëve e patriotëve të kombit dhe pushofshin ne paqe.

Referencë: Libri monografik “Libri Nue Perlleshi, Trimi i Dukagjinit” të autorit Jetish Kadishani

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.