Përkujtohet njëri nga organizatorët e logjistikës së UÇK-së për ZOLL

Sot në prani të familjarëve, shokëve, miqve dhe dashamirëve, në Prapashticë, u shënua përvjetori i rënies së Heroit të Kombit, Ismet Asllani, i cili u vra më 24 Mars 1999, në Lipjan.

Ndër të pranishmit ishte edhe komandanti Adem Shehu, ushtarak i njohur i Republikës së Shqipërisë i cili gjatë luftës iu bashkua UÇK-së.

Asllani ishte njëri prej organizatorëve të logjistikës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën e Llapit. Ai shquhej për humanizmin, përkushtimin dhe sakrificat e tij për liri dhe pavarësi.

Rënia e tij në luftën për çlirimin e Kosovës do të mbetet gjithmonë në kujtesë, si simbol i përpjekjeve dhe guximit të jashtëzakonshëm.

Homazhe për Asllani u bënë edhe pranë pllakës përkujtimore të Heroit të Kombit, në Lipjan. Me këtë rast kryetari i Komunës,  Imri Ahmeti, tha se idealet e Ismetit e të shokëve të tij për një shtet të prosperuar e zhvilluar, janë detyrim dhe inspirim i përhershëm i gjithë neve.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 13 persona
Mund të jetë një imazh i 4 persona
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Go to TOP