Life Style - Funny

Përkujdesja e lëkurës për stinën e pranverës

Gjatë stinës se dimërit ne përballemi me temperatura te ftohëta ku kjo na bënë që të humbim lagështinë e fytyrës ndërsa gjatë verës anasjelltas .

Sa i përket pranverës nevojitet terapi e veçantë vitaminash.

Për këtë arsye e shëndetshme është taktika dyfishe : Marrja  e brendshme në masë e vitamine  dhe aplikimi i jashtëm i produkteve kozmetike me përmbajtje vitaminoze.

Zakonisht , me vitamina pasurohet kozmetika e përditshme , qofshin këto kremra për ditën apo natën. Për këtë arsye ato mund të përdoren jo vetëm në periudha që mungojnë vitaminat , por gjithmonë kur lëkura ka nevojë për përkujdesje.

Vitaminat te cilat mund ti zgjedhim janë :

Lëkura e thatë

Nëse me afrimin e pranverës lëkura juaj bëhet shumë e thatë , përdorni produkte kozmetike që përmbajnë me tepër vitamine E. Vendoseni atë çdo nate e ndihmën e nje tamponi pambuku në pjesën e thatë të fytyrës , trupit dhe në rrudhat e thella. Edhe ju vete mund te pasuroheni kremin qe do te përdorni nëse shtoni disa pika vitamine E , e cila shitet në farmaci. Nëse lëkura juaj është  dëmtuar nga ftohti , kërkoni kombinimin e vitaminës E me vitaminën A . Kremin e duarve , i cili përmban këto dy vitamina , mund te përdorni edhe për zbutjen e bërrylave, gjunjëve , thembrat e këmbeve apo buzët e plasura.

Ne ju  rekomandojmë dy maska shtëpie , te cilat përmbajnë vitaminë A dhe E.

1.       Në mbrëmje hidhni ujë në të zierë me kajsi te thata , ndërsa ne mëngjes shtypni dhe shtoni 2 luge kafeje kos. Mbajeni për 15 minuta ne fytyrën tuaj dhe do te shihni që ajo do të zbutë lëkuren.

2.       Grini holle majdanoz (ai përmban vitaminën A) dhe shtoni vaj.

Lëkura e yndyrshme

Nëse gjate pranverës lëkura juaj behet poroze dhe e yndyrshme , ju mund te shmangni puçrrat e pakëndshme duke përdorur kombinimin e vitaminës E dhe C . Maska ne kushte shtëpis.

Përzieni një luge gjelle fruta te thata me nje luge gjelle grurë dhe zhyteni ne uje te nxehte . Shtoni 15 pika limoni te freskët dhe vendoseni maskën e fituar 20 minuta. . Ajo do te pastroje poret e tua dhe do te rinoje ngjyrën e lëkurës tuaj. Shenjat e krijuara nga puçrrat mund ti hiqni me ndihmën e majdanozit te prere holle te përzier me kripe. Ai përdoren ne formën e pillin-gut.

Vitamina C 

Një nga vitaminat me te rekomanduarat për lëkurën është vitamina C. Ajo përmison  proceset e shkëmbimit , aktivizon funksionet mbrojtëse te saj , mbron muret e enëve te gjakut , përmison ngjyrën e lëkurës dhe normalizon ndarjen e yndyrave nga djersa.

Mund te “përkëdheleni “ lëkuren tuaj me këtë vitamine nëse shtypni pjesën e brendshme te çdo lloj agrumi dhe shtoni kos natyral pa përmbajte sheqeri.

Mund te bëni dhe maske për fytyrën nëse përzieni pataten ose lakrën e bardhe me niseshte patateje. Përdorni pa problem fruta dhe perime te ngrira. Kur e dini se për çfarë vitaminash ka nevoje lëkura juaj , ne fund te verës mund te blini “ilaçet” e shijshme. Pastroni frutat ose perimet , grijini holle ose shtrydhini dhe shto0ni 1 luge gjelle vaj. Me pas futeni ne nje qese dhe ngrijeni. Kështu do te keni gati dhe maskat për dimrin e ardhshëm.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.