KULTURË

Përkthimi të bën realist

Mimoza Hysa është përkthyese, shkrimtare dhe studiuese. Ka lindur në Tiranë. Ka mbaruar studimet për gjuhë dhe letërsi italiane në Universitetin e Tiranës, si dhe për kulturë dhe letërsi italiane në Itali, me një tezë mbi poezinë e Montales, shkruan sot Koha Ditore.

Ka përfunduar masterin shkencor për studime letrare me një punim mbi veprën e Isuf Luzajt pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, ku edhe po përgatit tezën e doktoraturës.

Për 25 vjet me radhë si përkthyese letrare ka sjellë në shqip mbi tridhjetë vepra të rëndësishme nga letërsia italiane. Është gjithashtu autore e tri vëllimeve në prozë: romanit “Koha e erës”, vëllimit me tregime “Vend/imi”, romanit “Histori pa emra”, si dhe e studimit monografik mbi veprën letrare të profesor Isuf Luzajt.

Fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ku ndër më të rëndësishmit: çmimi “Përkthyesja e huaj e vitit 2014”, dhënë nga Ministria e Kulturës e Italisë.

Vdekja më ka zënë gafil në fëmijëri dhe kishte sytë e tim ati. E nga dita e lagësht e prillit më hyri në kocka për të mos m’u ndarë më, si sëmundje.

Ta nisësh jetën duke njohur më parë vdekjen është si ta nisësh nga rrënjët nën tokë e të gërmosh si urithi për të dalë në dritë. Ka shijen e tradhtisë, e prerjes në besë, dhe ta heqë përgjithnjë lehtësinë e të jetuarit pa kokëçarje.