Bota

Përkeqësohen zjarret në Australi

Një mori zjarresh janë duke u zgjeruar në gjithë Australinë, në periudhë të kohës tejet të nxehtë në këtë kontinent, pasi temperaturat janë rritur përtej 40 gradë Celsius në secilin shtet.

Të hënën, shumica e zjarreve janë raportuar në shtetin Viktoria.

Rreth 30,000 banorëve dhe turistëve u është bërë thirrje që të largohen nga një rajon i populluar për festa, East Gippsland, mirëpo evakuimet më vonë rezultuan shumë të rrezikshme meqë zjarret kanë arritur në rrugë kryesore.

Nëntë persona kanë vdekur si pasojë e krizës me zjarre në këtë komb nga muaji shtator.

Viktoria është prekur më së keqi nga zjarret të hënën, pasi temperaturat janë rritur, erërat janë shtuar dhe stuhitë kanë krijuar kushte të rrezikshme.

Paralajmërime urgjente për zjarrin janë nisur edhe në Australinë Jugore, Uellsin e Ri Jugor dhe Tasmaninë ditën e hënë.

Sidnej, Uellsi i Ri Jugor dhe më shumë se një çerek milioni persona kanë nënshkruar një peticion, duke bërë thirrje për anulim të fishekzjarrëve për festën e Vitit të Ri, në mënyrë që ato të holla të shpenzohen për luftim të zjarreve.

Autoritetet në anën tjetër kanë thënë se do të vazhdojnë të realizojnë planin për festë.