SPORT

Perisic: Interi do të arrijë në të tetën e finales

Anësori i Interit, Ivan Perisic, është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet në fazat e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Nerazzurrët nuk dolën nga grupi në edicionin e kaluar, ndërsa në ndeshjen hapëse të këtij sezoni ndaj Borussia Monchengladbachut, luajtën baras (2-2).

Perisic, i cili e fitoi trofeun sa ishte i huazuar te Bayern Munichu, ka thënë se zikaltrit kanë një rrugë të gjatë përpara në këtë garë.

“Patëm shumë raste. Por, ia dolëm të marrim vetëm një pikë. Rruga është e gjatë dhe jam i bindur se do të arrijmë në 1/8 e finales”, është shprehur kroati për SportMediaset.

Perisic ka luajtur në pesë ndeshje me Interin në të gjitha garat këtë sezon duke kontribuuar me dy asistime. /Telegrafi/