SPORT

Perin huazohet te Genoa

Portieri i Juventusit Mattia Perin zyrtarisht ka kompletuar kalimin në formë huazimi te Genoa.

Perin ka kryer testet mjekësore këtë javë dhe te Genoa kalon në marrëveshje për gjashtë muaj, vetëm 18 muaj pasi Genoa e shiti atë për 14.2 milionë euro.

27-vjeçari ka luajtur vetëm nëntë ndeshje për Juventusin dhe u bë portieri i tretë pas rikthimit të Gianluigi Buffonit.