Kosova

Përfundon ‘ultimatumi’ i LDK-së- Çfarë pritet të ndodhë këtë javë me marrëveshjen?

Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ua ka dhënë edhe një shans bisedimeve për ndërtimin e koalicionit me LVV-në

Ndonëse ishin zotuar se nuk do t’ia falin dakikun Lëvizjes Vetëvendosje pas ditës së diel, Lidhja Demokratike e Kosovës u step edhe një herë nga ultimatumi, që ia kishte vënë LVV-së për ta shqyrtuar ose për ta pranuar ofertën e tyre për bashkëqeverisje brenda javës që e lamë pas.

Pavarësisht dallimeve të theksuara në mes tyre, të dyja partitë mbeten ende optimiste se “Koalicioni i shpresës” do të ndodhë.

Bashkë me javën që e lamë pas u tret ultimatumi, të cilin kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ia kishte dhënë Lëvizjes Vetëvendosje për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për qeverisje.

Nëse kjo nuk ndodh Mustafa e kishte paralajmëruar Kurtin se partia e tij do të tërhiqet nga negociatat.

Mirëpo pavarësisht këtij afati kohor, Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ua ka dhënë edhe një shans bisedimeve për ndërtimin e koalicionit me LVV-në.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483